Sot vazhdimi i seancës
Prej tvteuta12:09, 17 Maj 2016

Seanca e Kuvendit në të cilën do të diskutohet për propozimin e kryeministrit Millo Gjukanoviq  për ndryshimet në përbërjen e Qeverisë do të vazhdojë sot.
Gjukanoviq i ka dorëzuar parlamentit propozimin për  shkarkimin e tre ,dhe emërimin e pesë anëtarëve e të Qeverisë, pasi që Lëvizja Qytetare  URA, Demos dhe Partia Social Demokratike kanë dorëzuar listën përfundimtare të kandidatëve për funksionet, në bazë të marrëveshjes politike, që i  përkasin opozitës.
Tri partitë opozitare kanë propozuar Miodrag Vujoviqin për zëvendëskryeministrër,  ndërsa për Ministrat e Bujqësisë, Financave, Punëve të Brendshme, Punës dhe Mirëqenies Sociale  janë propozuar Milenko Popoviq, Rashko Konjeviq, Goran Danilloviq dhe Boris Mariq.
Në seancën e djeshme të parlamentit nuk ka marrë pjesë Gjukanoviq, dhe përfaqësuesit e Qeverisë, si dhe deputetët e  Partisë Demokratike të Socialistëve.
Kryetari i parlamentit Ranko Krivokapiq tha se kjo është një precedent që në  mbledhjen e kuvendit  nuk morën pjesë përfaqësues të ekzekutivit.
