Sot u shqyrtua Propozimligji mbi plotesimet dhe ndryshimet e Ligjit per turizem
Prej tvteuta18:56, 2 Korrik 2020

Sot ne Kuvendin e Malit te Zi eshte shqyrtuar propozim ligji mbi plotesimet dhe ndryshimet e Ligjit per turizem ne te cilin definohen rrethanat e posacme te cilat nuk jane parashikuar me ligj. Ne kete ndryshim hyn edhe vlefshmeria e biletave te udhetimit te cilat qytetaret I kane blere para kohes se pandemise tek agjensionet turistike apo organizatoret e udhetimeve, kurse propozim ligji parasheh qe biletat te cilat eshte dashur te shfrytezohen pas dates 1 mars 2020, te jene te vlefshme deri me 31 dhjetor te vitit 2021. Gjate shqyrtimit te kesaj pike ka diskutuar edhe dr. Lilana Gjurashkoviq, deputete e Frontit demokratik, e cila ne fokus te diskutimit e ka pasur ish hotelin Galeg. Ajo tha se kur flasim per turizem nuk mund te mos e perkujtoj opinionin me faktin se ne vitin 2006 ndermarrja Rokshped e ka blere hotelin legjendar Galeb, ish KOP-in me cmim prej 5, 75 milion euro me kusht qe te investoje edhe 15,4 milion euro dhe se do te ndertojne hotelin me 5 yje per tre vjet. “Mirepo hoteli Galeb eshte rrenuar deri ne themel dhe kjo eshte veper penale sipas detyres zyrtare. Deri më tani, askush nuk është përgjigjur për kete punë, as ministri i atëhershëm i Turizmit Nenezic, as drejtori i falimentimit Jakshiq, e as pronari i Rokspedit – Stanaj. Sot, në vendin e ish-hotelit, ka një shkretim, dhe pikëllim për banorët e Ulqinit”, deklaroi deputetja Gjurashkoviq.
“Projektuesi i ish Hotelit Galeb, arkitekt i respektuar Bevenja, ka marre një çmim ndërkombëtar prestigjioz për projektin e Hotel Galebit, ku ai hotel ishte krijuar për t’i bërë ballë një tërmeti me përmasa kataklizmike, kurse hekuri I Galebit eshte shkrire me dite te tera ne Nikshiq, dhe ky eshte nje turp per Malin e Zi, sepse ky hotel eshte ndertuar ne vitin 1934 dhe ka perfaqesuar traditen ne turizem”, theksoi Gjurashkoviq.