Sot seanca ndëgjimore për Mandiq dhe Knezheviq
Prej tvteuta20 February 2017
Prokuroria e Lartë e Shtetit sot do të thërrasë në seancë ndëgjimore deputetët e Frontit Demokratik Andija Mandiq dhe Millan Knezheviq. Sipas burimeve nga kjo parti, ndëgjimi i Mandiq do të fillojë në orën 10.00 kurse i Knezheviq në orën 13.00. Ato akuzohen nga Prokuroria për pjesmarrje në krijimin e organizatës kriminale e cila kishte për qëllim grusht shteti në ditën e zgjedhjeve. Prokurori i Lartë Milivoje Katniq , ka njoftuar se deri tani për këtë çështje po procesohen 25 persona dhe se ekziston mundësia që ky numër të rritet.