Aktuale Më shumë

Sot protestë për shkak të shkarkimit të Beçiq

Prej tvteuta10:01, 9 Shkurt 2022

Protesta për shkak të shkarkimit të Alleksa Beçiqit nga pozita e kryetarit të Kuvendit do të mbahet në Podgoricë, njoftoi dje deputeti i Malit të Zi Demokratik, Vlladimir Martinoviq, duke thënë se presin praninë e një numri të madh të qytetarëve.
Martinoviq tha se protesta do të mbahet në ora 18:00, pranë Kishës së ringjalljes së Krishtit në Podgoricë.
Siç ka deklaruar ai, dje ka ndodhur ajo për të cilën Demokratët kanë paralajmëruar në periudhën e kaluar.
“Ka pasuar ndryshimi i vullnetit elektoral i qytetarëve, e kjo është bërë nga koalicioni “Bardh e Zi”, i cili paralajmëroi formimin e një shumicë të re me Partinë Demokratike të Socialistëve”, tha Martinoviq për agjencinë MINA.
Sipas tij, ky akt është në kundërshtim me Kushtetutën, vullnetin zgjedhor dhe të gjitha parimet demokratike. Ai tha se protestat nuk do të ndalen sepse, siç theksoi, presim se si parti së bashku me qytetarët të parandalojnë “tradhtinë ndaj besimit” së bashku me qytetarët.

  • 1

    Radio