Politikë

Aktuale Më shumë

Sot protestë e re e Lëvizjes “Jemi ne”

Prej tvteuta12 December 2022

Lëvizja “Jemi ne” paralajmëroi protesta të reja sot gjatë seancës së Kuvendit të Malit të Zi ku do të votohet Ligji për Presidentin. Organizatorët paralajmëruan se do ta “përmbysin” Podgoricën me autokolona makinash për të dhënë mbështetje të fuqishme që sot është dita e D-së kur bëhet fjalë për funksionimin normal të shtetit, rendin kushtetues dhe sistemin juridik. Lëvizja u bëri thirrje qytetarëve që të jenë të gatshëm dhe të respektojnë udhëzimet gjatë protestës në mënyrë që, siç thanë ata, t’i përgjigjen në mënyrë adekuate synimit të dukshëm për rrënimin e themeleve të shtetit duke rrënuar institucionet dhe rendin kushtetues. Javën e kaluar ata thirrën të gjithë aktorët politikë për të dhënë llogari. Ata kërkojnë braktisjen e ligjit për Presidentin, organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare dhe dialog e kompromis për zgjedhjen e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.