Aktuale Më shumë

Sot prezantimi i Raportit të KE-së për Malin e Zi

Prej tvteuta09:47, 8 Nëntor 2023

Raporti i Komisionit Evropian (KE) për Malin e Zi për këtë vit dhe Plani Ekonomik dhe Investiv për Ballkanin Perëndimor do të prezantohet sot në Bruksel.
Në draftin e raportit vjetor të KE-së për Malin e Zi, në të cilin kishte akses agjencia MINA, thuhet se Mali i Zi nuk ka përparuar në reformimin e gjyqësorit dhe se sistemi gjyqësor malazez vazhdon të përballet me një krizë të thellë institucionale.
Draft dokumenti thekson se, megjithëse Mali i Zi mbetet mesatarisht i gatshëm për zbatimin e acquis ligjore të Bashkimit Evropian (BE) dhe standardet evropiane në fushën e drejtësisë dhe të drejtave themelore, ai ka arritur përparim të përgjithshëm të kufizuar në këtë fushë.
“Nuk ka progres në reformën në drejtësi, fusha më sfiduese e sundimit të ligjit deri më tani. Sistemi gjyqësor vazhdoi të përballet me një krizë të thellë institucionale, duke çuar në lidership dhe menaxhim të dobët, mungesë vizioni strategjik dhe planifikim të dobët, duke ndikuar në aftësinë e vendit për të dhënë drejtësi”, thuhet në dokument.
Theksohet se Mali i Zi vazhdon të përmbushë detyrimet e tij lidhur me të drejtat themelore sipas legjislacionit ndërkombëtar dhe instrumenteve të të drejtave të njeriut.
Në dokument thuhet se Mali i Zi ka arritur një nivel të caktuar gatishmërie në luftën kundër korrupsionit dhe se ka bërë përparim të kufizuar.
Thuhet se në pjesën për të drejtat themelore të njeriut, korniza legjislative dhe institucionale është krijuar në masë të madhe dhe se Mali i Zi vazhdon të përmbushë detyrimet e veta ndërkombëtare.
KE vlerësoi se nevojiten përpjekje shtesë për zbatimin e plotë të kuadrit legjislativ, sepse grupet më të cenueshme në shoqëri në romët dhe egjiptianët dhe personat LGBT ishin ende të ekspozuar ndaj diskriminimit, gjuhës së urrejtjes dhe krimeve të urrejtjes në periudhën raportuese.

  • 1

    Radio