Sot pagesa e pensioneve me ndryshimin e miratuar
Prej tvteuta09:43, 20 Gusht 2020

Pagesa e pensioneve të muajit korrik fillon ditën e sotme dhe në të do të jetë edhe ngritja prej 13% për pensionet minimale, të cilët do të jenë 145 euro. Nga Fondi i pensioneve të Malit të Zi thonë se ky ndryshim do ti kushtojë fondit gati 4.5 milionë euro më shumë në vit. Drejtori Dushan Peroviq, për Radion e Malit të Zi tha se deficiti i Fondit të pensioneve është rreth 81 milionë euro, apo 32%.