Sot në Kuvend ora e kryeministrit
Prej tvteuta24 July 2017

Kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviq sot do tu përgjigjet pyetjeve të deputetëve të Kuvendit të Malit të Zi. Të drejtë pyetje kanë klubet e deputetëve të cilët kryeministrin do ta pyesin në lidhje me daljen e kompanisë italiane A2A nga Elektroekonomia e Malit të Zi, pengesat për ndërtimin e bllokut të dytë të termocentralit në Plevla, si dhe procesin e pranimit të patentave të shoferit të Malit të Zi në Gjermani. Një nga pyetjet e nxehta do të jetë edhe në lidhje me shkollën e lartë medicinale në Berane, për të cilën eziston një konflikt i hapur në mes Qeverisë dhe Univerzitetit të Malit të Zi.