Sot në Bruksel për trafikun dhe energjinë
Prej tvteuta18 June 2024
Sot dhe nesër do të mbahet takimi i Nënkomitetit për Transport, Energji, Mjedis, Ndryshime Klimatike dhe Politika Rajonale ndërmjet Malit të Zi dhe BE-së. Takimi, i 17-ti me radhë, do të mbahet në Bruksel, në një format hibrid. Nga ana malazeze takimin do ta hap kryenegociatori Predrag Zenoviq, ndërsa në emër të BE-së do të flasë Zëvendës shefe e Njësisë për Malin e Zi dhe Serbinë në Drejtorinë e Përgjithshme për Politikat e Fqinjësisë dhe Politikat e Zgjerimit, Cindy van den Bogert. Takimi do të jetë një mundësi për të rishikuar progresin e arritur në fushat e mbuluara nga kapitujt 14. Politika e transportit, 15. Energjia, 22. Politika rajonale dhe koordinimi i instrumenteve strukturore dhe 27. Mjedisi, në lidhje me mbledhjen e mëparshme të Nënkomitetit që u mbajt më 21 qershor të vitit të kaluar. “Përfaqësuesit e institucioneve malazeze në takim do të prezantojnë rezultatet e arritura, aktivitetet aktuale si dhe të planifikuara në fushën e harmonizimit të legjislacionit kombëtar me ligje të BE-së dhe forcimit të kapaciteteve administrative, dhe të shkëmbehen mendime me kolegët e KE-së në lidhje me përmbushjen e kërkesave që dalin nga agjenda evropiane në fushat që trajtojnë këta kapituj”, thuhet në njoftim.