Aktuale Më shumë

Sot mblidhen organet drejtuese të URA dhe PSP

Prej tvteuta10:56, 24 Janar 2022

Këshilli Qendror i Lëvizjes Qytetare URA do të mblidhet sot në Podgoricë, ku në rend dite do të jetë situata aktuale politike në Mal të Zi, me referencë të veçantë për propozimin për formimin e qeverisë së pakicës. Më 17 janar, kreu i URA-s Dritan Abazoviq paraqiti propozimin për tejkalimin e krizës politike, i cili përfshin një qeveri të ardhshme të pakicës të përbërë nga disa prej partive të mazhorancës aktuale dhe partive opozitare, por jo Frontit Demokratik dhe Partisë Demokratike të Socialistëve.

Po ashtu, sot në Podgoricë do të mbahet mbledhja e KQ të Partisë  Popullore Socialiste, në të cilën do të diskutohet edhe për situatën politike në vend.

  • 1

    Radio