Aktuale Më shumë

Sot mbledhja e Kuvendit të Ulqinit

Prej tvteuta08:07, 27 Qershor 2022

Kryetari i Kuvendit Komunal të Ulqinit, Ardijan Mavriq, ka thirrur vazhdimin e mbledhjes së dytë të seancës së parë të Kuvendit, e cila do të mbahet sot më 27 qershor, njoftojnë nga shërbimi i këtij institucioni.

Për Televizionin Teuta, sekretarja e Kuvendit Mirjeta Gjoni, më heret ka deklaruar se në rend të ditës , pëveç pikave standarde, do të jenë edhe disa pika lidhur me emërimin e anëtarëve në trupat punuese të Kuvendit, si dhe për nënkryetarët e rinj të Komunës.

Dy kandidatët për nënkryetarë janë Sabri Salaj nga Forca e Re Demokratike dhe Beqir Selloviq nga Partia Demokratike.

  • 1

    Radio