Politikë Më shumë

Sot mbledhja e Kuvendit Komunal

Prej tvteuta10:27, 27 Prill 2016

Mbledhja e kuvendit komunal të Ulqinit  do të mbahet sot, e në rend të ditës janë parashikuar 29 pika të cilat pritet të aprovohen nga këshilltarët e kuvendit. Kryetari i Kuvendit Loro Nrekiq për televizonin Teuta, ka deklaruar  se rëndësi të madhe ka sidomos pika për propozimin e planit strategjik të komunës së Ulqinit për periudhën 2016 -2020, programi i rregullimit të hapësirës për vitin 2016, propozim vendimi për objektet ndihmëse etj. Seanca e radhës e kuvendit komunal  të Ulqinit do të mbahet brenda periudhës kohore deri me 20 Maj, ku do të jenë edhe katër plane të tjera që presin per tu shqyrtuar .

  • 1

    Radio