Politikë Më shumë

Sot mbahen konsultimet zgjedhore

Prej tvteuta11:58, 16 Qershor 2020

Sot, Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, do të zhvillojë konsultime me drejtuesit e partive parlamentare në lidhje me datën e zgjedhjeve parlamentare, dhe askush nga opozita nuk do të marrë pjesë në mbledhje. Gjukanoviç u dërgoi ftesë përfaqësuesve të partive parlamentare dhe koalicioneve. Në konsultime do të marrin pjesë kryetarët e socialdemokratëve Ivan Brajoviç, Partia Boshnjake Rafet Husoviq, Partia Liberale Andrija Popoviq dhe Nisma Qytetare Kroate Adrijan Vuksanoviq. Përfaqësuesit e partive shqiptare Hazif Cungu, Nik Gjeloshaj dhe Mehmet Zenka gjithashtu do të takohen me Gjukanoviq për konsultime. Grupet e opozitës nga Fronti Demokratik, Mali i Zi Demokratik, Lëvizja Qytetare URA, Partia Social Demokratike, Partia Socialiste Popullore dhe Demos thanë se nuk do të marrin pjesë në konsultime.

  • 1

    Radio