Sot Markoviq takohet me Amfillohijen
Prej tvteuta10:16, 14 Shkurt 2020
Kryeiministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, do të takohet sot me delegacionin e Kishës ortodokse serbe në Mal të Zi, të udhëhequr nga vetë kryepeshkopi Amfillohije. Temë e bisedimit do të jetë dialogu në lidhje me Ligjin për liritë fetare, miratimi i të cilit ka hasur në kundërshtim nga kisha serbe dhe besimtarët e saj. Sipas mediave, në takim do të marrin pjesë edhe zyrtarë të tjerë të qeverisë.