Sot hapet Kampionati Evropian i shahut për klube, rreth 800 shahistë nga e gjithë Evropa
Prej tvteuta10:10, 9 Nëntor 2019
Nga 9 deri më 17 nëntor, Ulqini do të presë Kampionatin e 35-të të evropian për klube në konkurrencën e burrave dhe Kampionatin e 24-të në konkurrencën e grave. Organizatori i kësaj, deri më tani kampionatit më të madh të organizuar në vend, është Federata e Shahut e Malit të Zi e cila këtë vit feston 70 vjetorin e themelimit. Gjatë pjesmarrjes në emisionin e mëngjesit të TV Teuta, presidenti i federatës Jovan Miloviq, tha se kampionati është i organizuar sipas standardeve më të larta dhe se Ulqini do të jetë qendër e shahut evropian në ditët në vijim. “66 klube do të ndeshen në kategorinë e meshkujve, ndërsa 14 në kategorinë e grave. Mali i Zi do të përfaqësohet me tre skuadra për meshkuj dhe një skuadër shahu për femra, kurse fondi i çmimeve të kampionatit arrin në 46.000 euro.”, tha Miloviq. Ceremonia e hapjes është caktuar për në 19:00 në hotel Holiday Village Montenegro.