Sociale Më shumë

Sot filloi fushata: Stop automjeteve të paregjistruar

Prej tvteuta15:47, 29 Nëntor 2017

Zyrtarët e Drejtorisë së Policisë së Ministrisë së Brendshme – Departamenti i Policisë së Përgjithshme dhe Byroja Kombëtare e Siguruesve të Malit të Zi kanë nisur sot fushatën “Stop automjete të paregjistruara”.

Kjo fushatë po zbatohet për të parandaluar pjesëmarrjen e automjeteve të paregjistruara në trafik, si dhe qarkullimin e automjeteve që u ka skaduar leja e qarkullimit dhe nuk kanë numrin e duhur të regjistrimit. Fushata do të zgjasë 15 ditë dhe do të realizohet  nga dita e sotme deri më 13dhjetor në të gjitha rrugët kryesore , rajonale dhe lokale, si dhe në vendet ku kontrolli i trafikut kryhet më rallë gjatë vitit. Gjatë kohëzgjatjes së fushatës, pjesëmarrësve në komunikacion do t’u shpërndahen 10,000 fletushka me mbishkrimin “Stop automjeteve të paregjistruar”.

 

  • 1

    Radio