Slider Më shumë

Sot do të mbahet mbledhja e dytë e seancës së dytë të rregullt të parlamentit vendor

Prej tvteuta07:40, 12 Dhjetor 2023

Kryetari i Kuvendit të Komunës së Ulqinit, Ardijan Mavriq, ka caktuar për sot mbledhjen e dytë të seancës së dytë të rregullt të parlamentit vendor. Para këshilltarëve për diskutim do të jenë pesë pika të rendit të ditës: Propozim-Përfundimi mbi miratimin e Informatës për statusin e projektit “Furnizimi me ujë dhe shkarkimi i ujërave të zeza të bregdetit Adriatik – faza V, Ulqin“, Propozim-Vendimi për marrjen e kredisë për Komunën e Ulqinit, Propozim-Përfundimi për miratimin e Raportit të punës së SH.P.K. “Mozhur” për vitin 2022, Propozim-Përfundimi për miratimin e Raportit të punës së SH.P.K. “Veprimtaritë Komunale – Ulqin” për vitin 2022 dhe Propozim-Përfundimi për miratimin e Raportit të punës së SH.P.K. “Ujësjellës dhe Kanalizim– Ulqin” për vitin 2022.

  • 1

    Radio