Aktuale Më shumë

Sot ditë zie në Kosovë

Prej tvteuta09:44, 25 Shtator 2023

Dita e sotme në Kosovë është ditë zie në nderim të policit të vrarë, Afrim Bunjaku.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në mbështetje të Kushtetutës së Kosovës, ka marrë vendim që dita e hënë, 25 shtator, të shpallet ditë zie, shtetërore në nderim të policit Afrim Bunjaku, i vrarë në veri të vendit.

“Zija shtetërore do të jetë gjatë ditës së hënë, ndërkaq Protokolli i Shtetit ngarkohet që t`i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi”, thuhet në njoftimin e presidencës.

  • 1

    Radio