Sociale Më shumë

Sot dita ndërkombëtare e familjes

Prej tvteuta12:37, 15 Maj 2015

Asambleja e përgjithshme e kombëve të bashkuara e ka shpallur 15 Majin si ditën Ndërkombëtare të familjes në mënyrp qe të rrisë ndërgjegjësimin për problemet dhe çështjet e familjes dhe për të ndihmuar që këto çështje të fitojnë rol të rëndësishëm në politikat e shteteve anëtare. Në këtë ditë në të gjithë botën organizohen aktivitete në nivel lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar, që kanë për qëllim të tregojnë problem të ndryshme të rëndësishme për familjen dhe proceset shoqërore, ekonomike dhe demografike që prekin familjet.
Qëllimi i shënimit të ditës ndërkombëtare të familjes është që të promovoje familjen dhe vlerat e saj, nxitjen e barazisë midis grave dhe burrave në familje, mbrojtjen e familjes si njësi bazë e shoqërisë dhe për të ndihmuar familjet për të përmbushur përgjejgjësinë e tyre për komunitetin. Çdo vit, kombët e bashkuara i përcaktojnë temat që do të shënojnë këtë ditë.

  • 1

    Radio