Sot Dita e shtetësisë e Malit të Zi
Prej tvteuta13 July 2017
Mali i Zi sot shënon Ditën e shtetësisë, në shenjë kujtimi të 13 korrikut të vitit 1878, kur në kongresin e Berlinit është pranuar si shtet i pavarur, dhe të njëjtën datë të vitit 1941 kur ka filluar kryengritja popullore kundër fashizmit. Presidenti Filip Vujanoviq organizoi me këtë rast pritje solemne në Vilën e Kaltër në Cetinë. Në këtë pritje ishin të ftuar përfaqësues të jetës politike, shkencore, kulturore, ekonomike dhe sportive të Malit të Zi, heronj të popullit e funksionarë e ish funksionarë të lartë shtetëror si dhe përfaqësues të korit diplomatik .