Sociale Më shumë

Sot aksioni i parukierëve në ndihmë të Mersihës dhe Adnanit

Prej tvteuta09:59, 23 Maj 2017

Parukierët dhe grimerët nga Ulqini i bashkangjiten apelit për të ndihmuar fëmijët Resulbegu,Mersihën dhe Adnanin,vëlla e motër që vuajnë nga paraliza cerebrale, për sherimin e të cilevë jashtë shtetit nevojiten 100.000 dollarë.

Me këtë qëllim, gjatë ditës së sotme  numri më i madh i parukerive që veprojnë në Ulqin do të ofrojnë shërbime falas, ndërsa klientët do të kenë mundësi të kontribuojnë me aq të holla sa kanë mundësi, në kutitë që do të vendosen në të gjitha sallonet që janë pjesë e këtij aksioni.

Ky aksion do të përfundojë në ora 20:00, kur edhe do të bëhet bashkimi i mjeteve të grumbulluara, të cilat do t`i dorëzohen familjarëve nga vetë organizatorët dhe përkrahësit e kësaj nisme.

  • album-art

    00:00
  • 1

    Radio