Sot 12 vjetori i Pavarsisë së Kosovës
Prej tvteuta10:54, 17 Shkurt 2020
Sot Kosova feston 12 vjetorin e shpalljes së pavarsisë, ceremoni e cila ka filluar me ngritjen e flamurit. Të pranishëm në këtë ceremoni ishte shefi i Qeverisë, Albin Kurti, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, komandanti i FSK-së, ministra e zëvendësministra. Ngritja e flamurit u bë nga garda ceremoniale nën intonimin e himnit . Më pas nderime nga figura të LDK-së janë bërë edhe te shtatorja e ish-presidentit Ibrahim Rugova. Shpallja e pavarsisë së Kosovës u bë më 17 shkurt të vitit 2008 nga Kuvendit i Republikës së Kosovës me votim unanim të të gjithë deputetëve prezent.