Sociale Më shumë

SOS Telefoni: Bashkëpunimi i institucioneve për parandalimin e dhunës në nivel të lartë

Prej tvteuta27 May 2017

Në Ulqin u mbajt seminari i organizuar nga ana e shoqatës SOS telefoni nga Podgorica, Berane dhe Ulqini,  në bashkëpunim me të gjitha institucionet relevante që kanë të bëjnë me çështjet e viktimave të dhunës në familje. Drejtoresha e SOS telefonit në Podgoricë Biljana Zekoviq shprehu mendimin se këto seminare janë  mundësi për të gjetur zgjidhjet më të mira për viktimat e këtij problemi. Prokurori publik i gjykatës në Ulqin Resulbegović Faruk tha se pengesa më e madhe në zgjidhjen e procesit gjyqësor në rastet e dhunës në familje janë vetë viktimat që për shkak të situatave të vështira të jetës ndryshojnë dëshminë e tyre, apo mungesa e provave pa të cilat nuk mund të vazhdohet me ndjekjen penale të autorëve. Drejtoresha e Qendrës për Punë Sociale për Mojkovac dhe Kollashin Sonja Damjanoviq, tha se seminare të tilla janë shumë të rëndësishme, sepse shkëmbimi i përvojave të përfaqësuesve të institucioneve publike për herë të parë shkeli në rrugën drejt reduktimit të këtij fenomeni shoqëror. Gjyqtari i Gjykatës së Lartë të Gjykatës për kundërvajtje të Malit të Zi Vesna Shqepanoviq  në një intervistë për TV Teuta tha se në periudhën e ardhshme duhet të insistohet në ndryshimin e dënimeve penale të përcaktuara në vlerë fikse, çka u vështirëson gjyqtarëve marrjen  vendimit pasi shkeljet e vogla dhe të mëdha nuk mund të trajtohen në të njëjtën mënyrë.