Politikë Më shumë

Sonte transmetimi I Intervistës ekskluzive me Bilall Kasamin, Lider I Lëvizjes politike shqiptare “Besa” ne Maqedonine e Veriut

Prej tvteuta18:27, 29 Janar 2019

Kryetari I Lëvizjes politike shqiptare “Besa” Bilal Kasami qëndroi në një vizitë zyrtare në Mal të Zi me ç’rast u takua me struktura të ndryshme politike shqiptare, Nënkryetarin e Parlamentit të Malit të Zi Genci Nimanbegun,Ministrin për të drejtat e njeriut dhe të pakicave Mehmet Zenka dhe Liderin e Forcës së Re Demokratike Nazif Cungun. Kryetari Kasami poashtu në kuadër të kësaj vizite ishte edhe mysafir në RTV Teuta me ç’rast dha një intervistë ekskluzive  në të cilën u përfshinë temat e radhës:

  • Ndryshimi I emrit – Maqedonia e Veriut
  • Situata politike në Maqedoni dhe të drejtat e shqiptarëve
  • Zbatimi I Marrëveshtjes së Ohrit dhe Prespës
  • Zgjedhjet presidenciale/ a do të zgjedhet president I vendit një shqiptarë
  • Mbrojtja e identitetit të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe regjistrimi I popullsisë
  • Bashkëpunimi në mes të subjekteve politike shqiptare në vend dhe në trevat tjera shqiptare
  • A do të jenë shqiptarët themelues të Republikës së Maqedonisë së Veriut
  • Mbështetja e Shqiperisë dhe Kosovës si dhe roli i diasporës

Përgjigjet në këto pyetje mund ti ndiqni sonte në ora 21.15 në TV Teuta.

  • 1

    Radio