Sociale Më shumë

Sonte shfaqja “Nana”

Prej tvteuta09:45, 16 Mars 2017

Sonte në ora 20:00 në amfiteatrin e Qendrës kulturore,  teatri “Teuta” prezanton shfaqen e parë të titulluar “Nana”. Shfaqe kjo e zhanrit dramë e cila për rreth 45 minuta do të emocionojë publikun. Autore e dramës është Arlinda Morina, regjia është punuar nga Munib Abazi, asistente e regjisë Edina Mustafiq, ndërsa kostumografe dhe skenografe Jetmira Hoxha.

Muzika e shfaqes është e kompozuar nga Ardian Hasanaga, ndërsa për ndriçim përkujdeset Musa Hoxha. Aktorët janë: Vjosa Tasholli, Muho Uruçi, Anes Kurti, Albana Kurti Zeçeviq dhe Bashkim Alaj. Për të gjithë të interesuarit biletat të cilat kanë çmim 2 euro mund ti blejnë pranë bilaterisë së Qendrës për kulturë nga ora 11 deri në orën 20.

  • 1

    Radio