Sonte në Skenën verore shfaqa “N’heshtje” dhe mbrëmje letrare
Prej tvteuta14:30, 21 Gusht 2017
Sonte në kuadër të Skenës verore do të prezantohet shfaqja teatrale “N’heshtje” e regjisores vendase Edina Mustafiq. Shfaqja në fokus ka tema sociale të cilat i takojnë të përditshmërisë, një ndërthurje e dashurisë, xhelozisë, moskumunikimit bën që shumë vendime të sillen në mënyrën e gabuar, kështu deklaron regjisorja Mustafiq për televizionin Teuta.
Shfaqa fillon në orën 20:45, ndërsa menjëherë me përfundimin e saj publiku do të ketë mundësi të jetë pjesë e mbrëmjes speciale ku i ftuar special është Elhaid Cufi. Mbrëmja letrare fillon në orën 21:30.