Aktuale Më shumë

Sonte koncert në Shkollën e Muzikës dhe Baletit

Prej tvteuta10:59, 24 Shkurt 2023

Shkolla e Muzikës dhe Baletit në Ulqin sonte organizon koncert të muzikës klasike me profesoreshat e Akademisë së Arteve të Tiranës Dorina Laro në violonçel dhe Kristina Petrollari në piano. Koncerti është paraparë për ora 19:00 në sallën e shkollës. Për ditën e nesërme është planifikuar masterclas me nxënësit ku do të shkëmbejnë përvojat e tyre, thotë në emisionin e mëngjesit “Ditë e Re” Fatime Buzuku. Ajo prezantoj edhe planprogramin për periudhën e ardhshme, në fakt të premten do të jetë kitaristi Daniel Ceroviq. Me rastin e 7 dhe 8 marsit do të jetë koncerti i nxënësve të shkollës, kurse me datë 10 mars do të jetë koncerti i hskollave të muzikës nga Mali i Zi.

  • 1

    Radio