Aktuale Më shumë

Sonte do të bëhet hapja e urës së Peleshit, përfitime edhe për Malin e Zi

Prej tvteuta14:28, 26 Korrik 2022

Në Kroaci sot do të hapet për qarkullim Ura e Peleshit, projekti më i madh i infrastrukturës, ndërtimi i së cilës është financuar me gati 80 për qind nga Bashkimi Evropian.

Ura është pjesë e projektit të “lidhjes rrugore me Dalmacinë jugore” dhe përfaqëson projektin më të rëndësishëm gjeostrategjik me interes kombëtar, sepse ndërtimi i saj vendos vazhdimësinë territoriale të territorit kroat, transmeton N1. Vlera totale e projektit llogaritet në 420.3 milionë euro dhe përfshin ndërtimin e një ure, rrugë hyrëse dhe një bypass pranë Stonit.

Ura e Peleshit është një nga pesë urat më të mëdha evropiane nëpër gjiret detare që u ndërtuan në fillim të shekullit të 21-të dhe i përket klasit botëror dhe sfida më e madhe ishte projektimi i themelit, duke qenë se ajo është e ekspozuar ndaj erërave dhe ndodhet në një zonë sizmike.

Ura e Peleshit, e cila lidh jugun e Kroacisë me pjesën tjetër të vendit, është e rëndësishme jo vetëm për Kroacinë, por edhe për komunitetin e gjerë evropian.

Makina e parë që do të kalojë urën në hapjen ceremoniale të mbrëmjes rreth orës 22:00 do të jetë Rimac Nevera, makina elektrike më e fuqishme sot, e prodhuar nga kompania kroate Rimac Automobili dhe në urë do të takohet me makinën e tre herë kampione Evropiane Nike Pulić.

Ura tani lidh territorin kroat nga drejtimi i bregut të Makarskës në bregdetin e Dubrovnikut nëpërmjet detit Adriatik dhe anashkalon territorin e Bosnje dhe Hercegovinës dhe qytetin Neum në Bosnje dhe Hercegovinë. Shoferët që lëvizin përgjatë bregdetit të Kroacisë jugore nuk duhet të kalojnë më pikën kufitare të Bosnje-Hercegovinës.

Ura do të lehtësojë dhe përshpejtojë dukshëm ardhjen e turistëve dhe diasporës në Mal të Zi, dhe hapja e kësaj ure madhështore u mirëprit jashtëzakonisht shumë edhe në vendin tonë. Ajo që është e rëndësishme të theksohet është se kalimi i urës do të jetë falas.

  • 1

    Radio