Sporti Më shumë

Sonte derbi në basketboll Ulqin-Teodo

Prej tvteuta10:54, 25 Nëntor 2017

Pas një fillimi shumë të mirë të sezonit, në të cilin klubi i basketbollit “Ulqini” ka shënura 4 fitore në po aq ndeshje, sonte do të presë skuadrën e fortë të Teodos nga Tivati, e cila sivjet luan edhe në ABA Ligë.

Trajneri Darko Vujaçiq për televizionin Teuta ka shprehur besim në skuadër, e cila deri tani ka ditur të luajë kundër kundërshtarëve të fortë.  “Edhe pse kemi pasur shumë mungesa, kemi treguar se mund të arrijmë rezultate të mira. Besoj se edhe ndaj Teodos do të tregojmë lojë të mirë.”, tha Vujaçiq. Zyrtarët e klubit me këtë rast do të ndërmarrin edhe një aktivitet humanitar, ku të ardhurat nga shitja e biletave do të shkojnë për një familje në nevojë në Ulqin. Ndeshja fillon në orën 18.00.

 

  • 1

    Radio