Soltenberg: Jam i sigurtë se Qeveria e re do ta çojë vendin në NATO
Prej tvteuta5 December 2016
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha në një konferencë për shtyp në prag të takimit në Bruksel se pret që qeveria e re e Malit të Zi do të qëndrojë në kursin e integrimeve euroatlantike. ” Jam absolutisht i bindur se Mali i Zi do të mbetet në kursin e tanishëm dhe do të bëhet anëtare, edhe pse për momentin nuk mund ët them se siguri se kur kjo do të ndodhë. Procesi i ratifikimit tashmë ka filluar dhe pres që të gjithë ata që nuk e kanë ratifikuar deri më tani ta bëjnë atë sa më shpejt “, tha Stoltenberg .Ai shtoi se nuk mund të spekullojë me datat se kur kjo do të ndodhë, nga respekti për parlamentet e shteteve anëtare që vendosin për këtë çështje.