Politikë Më shumë

Socialdemokratët organizuan koktejin e fundivitit

Prej tvteuta10:44, 27 Dhjetor 2018

Këshilli komunal i Socialdemokratëve të Ulqinit, organizoi një koktej me rastin e festave të fundvitit, në të cilin ishin të ftuar zyrtarë, antarë, simpatizantë të kësaj partie dhe përfaqësues të partive të tjera. Kryetari i Këshillit komunal Qazim Hoxhiq, uroi që viti i ri të jetë edhe më i mirë dhe më i begatë se ai aktual, sidomos për Ulqinin i cili meriton një të ardhe më të mirë. Ai për TV Teuta njoftoi se kokteji është organizuar me ndihmën financiare të antarëve të kësaj partie, kurse mjetet e parashikuara do të shkojnë për fëmijët me nevoja të veçanta.

  • 1

    Radio