Sporti Më shumë

S’ndalet PSG-ja, Messi realizon supergol

Prej tvteuta11:59, 2 Tetor 2022

Paris Saint-Germaini ka realizuar fitoren e tetë në Ligue 1 duke e mposhtur Nicen 2:1 në xhiron e nëntë të edicionit. Lionel Messi realizoi supergol nga gjuajtja e lirë në minutën e 29-të për epërsinë e vendasve. LAborde barazoi gjithçka në minutën e 47-të. Tre pikët e reja PSG-së ia solli Kylian Mbappe me një gol të shënuar në minutën e 83-të.

PSG-ja prin në tabelë me 25 pikë të tubuara pas tetë fitoreve e një barazimi. Marseille është në vend të dytë me dy pikë më pak.

  • 1

    Radio