Sociale

Sociale Më shumë

Smiljiq: Kisha paragjykime para se të vija në Ulqin, tani mendoj ndryshe

Prej tvteuta23 June 2017

Episkopi i sapoemruar i Kishës Ortodokse Serbe në Ulqin Sinisha Smiljiq, është person i ri në këtë post pas më shumë se 40 viteve dhe pensionimi të paraardhësit Radojica Bozhoviq. Smiljiq për televizionin Teuta tha se si synim ka që të rikthejë besimin tek populli, i cili sipas tij është pjesërisht i distancuar nga kisha. “Popullsia ortodokse në Ulqin është në rënie dita ditës dhe kjo nuk është tabu. Duhet të merremi me arsyet se pse kjo po ndodh në mënyrë që të mos zhdukemi nga ky vend”, thotë Smiljiq. Ai shton se fatkeqësisht para se të vinte në Ulqin ka pasur paragjykime të shumta , por me të arritur ka vërtetuar se Ulqini është vend i veçantë ku njerëzit e kanë pritur me buzëqeshje dhe sjellje të mirë.