Sllovakia mposht Bosnjën
Prej tvteuta18:48, 27 Mars 2023

Sllovakia e ka shënuar fitoren e parë në kualifikimet për Evropianin e vitit 2024. Sllovakia të dielën në shtëpi mposhti Bosnjë-Hercegovinën me rezultatin 2:0. Kjo ndeshje i ka takuar grupit J të kualifikimeve për “Euro 2024.
Sllovakia në ndeshjen e parë barazoi pa gola ndaj Luksemburgut, derisa Bosnja e fitoi Islandën thellë 3:0.
Por, të dielën boshnjakët pësuan disfatë nga sllovakët, që shënuan dy golat e fitores në pjesën e parë. Robert Mak shënoi në minutën e 13-të dhe Lukash Haraslin në minutën e 40 shënuan golat për Sllovakinë. Sllovakia renditet e dyta pas Portugalisë që ka dy fitore.