Sporti Më shumë

Skuadra e taekwondo-së “Ulqini” sjell 6 trofe dhe 26 medalje nga turneu në Sarajevë

Prej tvteuta10:29, 18 Nëntor 2019

Skuadra e taekwondo-së Ulqini vazhdon me suksese në kompeticionet sportive. Të shtunën në qytetin e Sarajevës u mbajtë turneu ndërkombëtar “ILIDŽA OPEN” 2019″ në të dy diciplinat, Forma dhe Ndeshje. Në këtë aktivitet sportiv morën pjesë 530 garues nga 5 vende me 41 klube. Klubi i taekwondo-së Ulqini në këtë garë u paraqit me 22 garues të cilët sollën gjashtë trofe  dhe 26 medalje, prej tyre 12 medalje të arta, 8 argjendi, dhe 6 medalje bronzi. Në rënditjen e përgjithëshme klubi i nga Ulqini fitoi trofeun e vendit të parë në diciplinën e Formave dhe trofeun e vendit të dytë në kategorinë e pionerëve.

  • 1

    Radio