Aktuale Më shumë

Skocia fiton dhe del në krye të grupit

Prej tvteuta17:52, 22 Shtator 2022

Skocia i është revanshuar Ukrainës pas disfatës së pësuar në plejofin për kualifikim në Botërorin e Katarit, dhe ka marrë fitore të rëndësishme. Të mërkurën mbrëma, Skocia mposhti Ukrainën në “Hampden” me rezultatin 3:0, dhe është ngjitur në krye të Grupit 1 të Ligës B të Ligës së Kombeve.

Pas dominimit thuajse në tërë ndeshjen, Skocia kaloi në avantazh në minutën e 70-të me golin e John McGinn.

Zëvendësuesi Lyndon Dykes dyfishoi epërsinë 10-të minuta më vonë, dhe po i njëjti futbollist vulosi rezultatin final në minutën e 87-të.

Skocia është e para në grup me nëntë pikë, dy më shumë se Ukraina.

Të shtunën, skocezët e presin Irlandën, ndërsa më 27 shtator luajnë ndeshjen kthyese me Ukrainën, në Poloni.

  • 1

    Radio