Skender Katana , kampion i turneut ALBANIAN BOWL në Tiranë
Prej tvteuta21 March 2017
Klubi i Tenisit Bellevue perfundoi turneun tre ditorë ALABANIAN BOWL qe u mbajt në Tiranë. Kompleksi Sportiv Nacional Park këto tre ditë ishte i mbushur plot me garues që vinin nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi . Klubin e Tenisit nga Ulqini e perfaqesuan 8 garues të cilët morrën pjesë në kategori të ndryshme: Is’hak Bilali, Belmin Shaboviq dhe Skender Katana ne Under 10, Edon Dervishi Under 12, Fatih Bilali dhe Elvedin Demiri Under 14 dhe në skuadrën e seniorëve Nermin Hoxha dhe Genci Selita. Skuadra e seniorve arriti të dalë fituese në ndeshjet miqësore kundër ekipit të Kosovës dhe Shqipërisë ndërsa suksesin më të madh kësaj radhe e arriti Skender Katana i cili u shpall Kampion i turneut Albanian Bowl deri në moshën 10 vjeç. Një pershendetje e vecantë i shkon organizatorëve të turneut Shkodra Tennis Club dhe Federatës së Tenisit të Shqipërisë të cilët e mundësuan që ky eveniment të realizohet me sukses dhe në ambient vëllazëror, thuhen në kumtesën e klubit të tenisit “Bellevue”.