Skender Katana, fitues i turneut Eminent Open 2017
Prej tvteuta11 July 2017
Këtë fundjavë në klubin e tenisit Eminent nga Podgorica, u mbajte turneu për grupmoshat deri në 10 vjet. Tenisti 9 vjecar  nga Ulqini Skender Katana shpallet kampion i turneut, dhe kështu vazhdon rrugën kah kreu i tabelës për tenistë deri në 10 vjet.. Në gjysmëfinale fitoj kundër Stefan Djokovic  nga ( KT BAR ) me 4:0, 3:4, 10:3, kurse në finale pas rikthimit në të dy setet fitoj kundër  Marko Dragovic (KT EMINENT)  me rezultat  4:3, 4:3. Në konkurencën e vajzave fituese doli Iva Lakic nga (KT EMINENT) , e cila në finale ishte më e mirë nga Tara Rasovic nga ( KT NEC ) me rezultat 4:1, 4:1. Klubi i tenisit Bellevue – Ulqin