Sociale Më shumë

SKENDER KALEZIQ:TEJKALUAM REALIZIMIN E PLANIT TË PUNËS

Prej tvteuta16:50, 10 Shkurt 2020

Plani i punës në Ndërmarrjen për Veprimtaritë Komunale  në  vitin 2019   u  mbyll me bilanc pozitiv. Në krahasim me një vit më parë në këtë ndërmarrje  janë vjelur  15%   më tepër të ardhura,ndërsa 3.6% më pak shpenzime.Drejtori i Ndërmarrjes në fjalë Skender Kaleziq deklaroi për televizionin Teuta se është tejet i kënaqur me realizimin e programit të punës i cili është realizuar mbi 30%.

“Ky vit ka qenë një vit i mbarë,është arritur që punëtorëve ti paguhen të gjitha pagat dhe në fund  të vitit  të ju jepen nga 100 euro  shtesë për shpenzime të festave” shprehet ai. Ndërmarrja në fjalë ka arritur që të sigurojë edhe 200 kontenjer,donacion ky i siguruar nga Asociacioni GIZ , është pajisur poashtu edhe me dy automjete,njëri për bluarjen e lëndëve inerte,ndërsa tjetri për vetëngarkim.Kjo ndërmarrje poashtu ka siguruar edhe dy fshesa automatike për pastrimin e rrugëve. Komuna e Ulqinit si themeluese e ndërmarrje për Veprimtari Komunale 1.5 milion euro ka detyrime të pa shlyera ndaj saj.

  • 1

    Radio