“Skena Verore”: Sonte shfaqja e filmit dokumentar “Tradita shqiptare”
Prej tvteuta10:29, 7 Gusht 2019

Në kuadër të manifestimit kulturor “Skena Verore”, sonte në ambientet e Muzeut të Kalasë së Ulqinit me fillim në ora 20.00, do të shfaqet filmi dokumentar “Tradita shqiptare”, realizuar nga organizata SOS telefoni për gratë dhe fëmijët viktima të dhunës. Po ashtu në të njëjtin vend do të hapet edhe “Ekspozita e përherëshme e veshjeve popullore të Ulqinit”.