Aktuale Më shumë

Skena të frikshme të tifozëve në fushë, vazhdojnë në Francë

Prej tvteuta15:59, 18 Dhjetor 2021

Tifozët e Lyonit kanë hyrë në fushë në Paris dhe janë krijuar skena të frikshme, duke kthyer imazhin e frikshëm të dhunës në Francë nëpër stadiume të futbollit. Lojtarët janë larguar nga fusha për ta shmangur çdo problem të mundshëm.

Në Kupën e Francës, skuadra e elitës së futbollit francez udhëtoi në “Stade Charlety” për t’u ballafaquar me Paris FC, por ndeshja nuk shkoi mirë që nga vërshëllima e parë e gjyqtarit. Disa tifozë janë parë teksa përleshen mes vete në tribuna. Dhuna vazhdoi edhe në fushë ku tifozët arritën të futeshin brenda, derisa lojtarët janë nisur në zhveshtore.

Takimi mes Paris FC dhe Lyonit u ndërpre për siguri të futbollistëve. Pas 45 minutave, rezultati mes Parisit dhe Lyonit ishte 1:1.

  • 1

    Radio