Politikë Më shumë

Skandal në Ministrinë e turizimit. Inspektorët ndërtimor filmohen duke marrë ryshfet

Prej tvteuta10:33, 1 Nëntor 2019

Ministria e turizmit dhe zhvillimit të qëndrueshëm, por edhe Prokuroria, ndodhen në mes të një skandali të ri, kësaj radhe me korrusionin në inspektoriatin ndërtimor. Në televizionin Vijesti mbrëmë u shfaq video në të cilin shihen dy inspektorë duke marrë ryshfet nga një investitor në Budva, ngjarje që ka ndodhur vitin e kaluar. Skandal edhe më të madh përbën fakti se policia për këtë rast ishte e njoftuar dhe ka marrë masat proceduriale të cilat ja ka dërguar Prokurorisë, por kjo e fundit nuk ka reaguar fare. Drejtoresha e Inspektoriatit për kontrolle dhe liçencim, Rina Ivançeviq, tha se është e skandalizuar me videon dhe se do të merren masa ndaj inspektorëve në fjalë. Njëri prej inspektorëve të filmuar, Vlladan Juretiq, edhe më herët ka qenë objekt i hetimeve për korrupsion dhe sjellje të pahijshme, për çka dy herë ishte dënuar me burgim, por presidenti i atëhershëm Filip Vujanoviq e kishte falur.

  • 1

    Radio