Politikë Më shumë

Skandal në Kuvendin e Malit të Zi: Deputetët e Frontit Demokratik fyejnë Xhaferrin

Prej tvteuta17:50, 1 Mars 2019

Në mbledhjen e sotme të Kuvendit të Malit të Zi, në rend të ditës ishte edhe votimi i protokollit për antarsimin  e Maqedonisë së Veriut në NATO, në të cilën prezent ishte edhe kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferri. Diskutimet sollën përplasje në mes deputetë ve të Frontit Demokratik dhe Partisë Demokratike të Socialistëve. Deputetët e Frontit nuk ishin të kënaqur me pritjen solemne që iu bë Xhaferrit , të cilin e cilësuan terrorist dhe njoftuan se nuk do të përkrahin protokollin. Nga deputetët e shumicës u vlerësua se antarsimi i Maqedonisë së Veriut në Aleancën Veriatlantike do të kontribuojë në marrëdhëniet e mira në mes të dy vendeve dhe në stabilitetin e rajonit.

  • 1

    Radio