Sociale

Sociale Më shumë

Situatë kritike me zjarre në Tivar

Prej tvteuta30 August 2017

Gjendaj me zjarret në komunën e Tivarit është mjaft kritike ka deklaruar për Radio Tivarin shefi i Shërbimit të shpëtimit Velizar Çagjenoviq. Zjarrëfikësit e kanë kaluar natën në terren mbi lagjen Shushanj, ku një polak i cili kishte humbur ka tentuar që me zjarr të sinjalizojë vendndodhjen, çka si pasojë ka pasur përhapjen e pakontrolluar të zjarrit. Çagjenoviq me këtë rast ka kërkuar nga kryetari i komunës Zoran Srzentiq që të thërrasë mbledhjen e jashtëzakonshme të shtabit të emergjencës. Nga Shërbimi i shpëtimit u bëjnë thirrje qytetarëve që kanë në pronësi cisterna të ujit që të ndihmojnë në fikjen e zjarreve , kurse ndihmë është kërkuar edhe nga zjarrëfikësit e qyteteve të tjera si dhe nga forcat ajrore.