Sociale Më shumë

Situatë e tensionuar në Cetinë para shugurimit të Mitropolitit Joanikije

Prej tvteuta10:02, 19 Gusht 2021

Kryetari i Cetinës, Aleksandar Kashqellan, u dërgoi letër ambasadorëve rezidentë në Mal të Zi, në të cilën vuri në dukje kompleksitetin e situatës socio-politike në vend, dhe tensionet në rritje për shkak të shpalljes së kurorëzimit të Joanikijes si Mitropolit në Manastirin e Cetinës.

Siç njoftohet, ai u bëri thirrje përfaqësuesve të trupit diplomatik “që përmes kompetencave që kanë të apelojnë për qetësimin e situatës dhe respektimin e vullnetit të një pjese të qytetarëve malazez për të mos e mbajtur shugurimin e Mitropolitit Joanikije në Cetinë, por të organizohet në një vend tjetër në Mal të Zi”. Kashqellan në letër shkruan se ai respekton të drejtat dhe liritë fetare të të gjithë qytetarëve, por beson se ruajtja e paqes duhet të jetë parësore në këtë moment, duke shtuar se si kryetarë i Cetinës do të bëjë çmos që të parandalojë çdo pasojë të mundshme eventuale.

 

  • 1

    Radio