Politikë

Aktuale Më shumë

Rasim Lika: Ne kripore ngordhin shpendet nga te ftohtit

Prej tvteuta11 January 2017

Temperaturat shume te uleta te ketyre diteve kane shkaktuar edhe nje dukuri tjeter te rende, por kesajj radhe tek shpendet. Situata ne Kriporen e Ulqinit eshte alarmante pasiqe ka ardhur deri te ngordhja e shume shpendeve. Kryetari i OJQ “Ekovita”, biologu Rasim Lika permes nje postimi ka pershkruar situaten e papelqyeshme ne kripore , me siperfaqe te ngrira, por edhe me shpend te ngordhura nga te ftohtit, nder te cilet dallohen edhe flamingot. “Kam ndermarre nje aksion per te ndihmuar shpendet ne ato zona duke ju shperndare ushqimin ne keto dite te veshtira te temperaturave ekstreme, ku e tere siperfaqja e ujit eshte krejtesisht e ngrire. Duke e pare kete situate te jashtezakonshme, vendosem qe tu dalim ne ndihme dhe te zbusim sadopak kete gjendje, keshtuqe shpendeve ju ndame rreth 350 kg grure, duke e shperndare mbi siperfaqet e akullta dhe stazave tokesore”, shkruan Lika dhe shton se per kete aksion ka pasur edhe ndihmen e disa qyetareve.