Sociale Më shumë

Situata në Rozhaje shqetësuese

Prej tvteuta21:20, 3 Korrik 2020

Me përhapjen e rasteve të reja të koronavirusit në Mal të Zi, qyteti i Rozhajes është më i prekuri nga të gjithë qytetet tjera. Covid 19 kësaj radhe në këtë qytet është shpërndarë shumë shpejt. Ali Dacaj, në lidhje telefonike për televizionin Teuta spjegon se si është situata aktuale atje. “Rasti i parë ishte i importuar nga Tutini dhe kontaktet e shumta të personave kanë bërë që kjo epidemi të përhapet shumë shpejtë”, thotë Dacaj.

Rritja e numrit të personave të infektuar nga virusi korona ndryshoi mënyrën e jetës së qytetarëve të Rozhajes. Dyqanet artizanale dhe restorantet janë pothuajse bosh, dhe vetëm dy njerëz mund të ulen në të njëjtën tryezë. Organet kompetente bëjnë apel të respektohen masat e ndërmarra në mënyrë që të shmanget përhapje e virusit.

  • 1

    Radio