Aktuale Më shumë

Situata në Ndërmarrjen për ruajtjen dhe kultivimin e egërsirave. Nelaj: Aktualisht 11 rroga në minus. Problemet administrative i kemi tejkaluar

Prej tvteuta17:33, 13 Janar 2023

Gjuetia në Ulqin ka kohë që përballet me probleme të shumta. Zvoglimi i territorit dhe reputacioni negativ që e përcjell këtë hobi, ka bërë që përkushtimi institucional për këtë veprimtari të jetë gradualishtë në rënie. Kësaj i kanë kontribuar edhe vetë gjuetarët, në mesin e të cilëve ka shumë që gjuajnë në mënyrë ilegale, jashtë sezonit dhe pa respektuar rregullat. E gjithë kjo ka ndikuar që Ndërmarrjes për mbrojtjen dhe kultivimin e egërsirave në Ulqin ti shtohen problemet për çdo vit të kaluar. Probleme financiare por edhe administrative.

Drejtori i ri, Bledar Nelaj, thotë se me të marrë detyrën kanë hasur në probleme administrative lidhur me regjistrimin e bordit të ri të ndërmarrjes. Kjo përfundoi me sukses por tani i presin sfida të reja. Kjo ndërmarrje vite me radhë përballet me mungesë të mjeteve të mjaftueshme financiare edhe për të paguar rrogat e të punësuarve. Kësaj pastaj i shtohen edhe obligimet e tjera, çka ka rezultuar me probleme të shumta për funksionim normal.

Nelaj thotë se për momentin kanë 11 rroga të prapambetura, dhe synojnë që deri në fund të vitit të kenë edhe më pak.

Ndërmarrja i ka disa të ardhura nga lejet e gjuetisë, por ata janë të pamjaftueshme për të siguruar funksionim normal. Nelaj thotë se të paktën edhe për një kohë, do të jenë të varur nga ndihma e Komunës.

Se si është situata reale e tregon më së miri edhe gjendja e ambienteve të kësaj ndërmarrjeje. Vërehet qartë se me vite, e ndoshta edhe dekada, në të nuk ka pasur asnjë investim.

Drejtori i ri thotë se me të zgjidhur problemet më emergjente, do të merren edhe me renovimin e embienteve.

Si përfundim, edhe Ndërmarrja për ruajtjen dhe kultivimin e egërsirave ndan fatin e një pjese të mirë të ndërmarrjeve lokale të Ulqinit, të cilat me vite janë viktimë e politizimit të administratës, çka ka sjellur neglizhencë në menaxhim. Udhëheqja e re premton ditë më të mira, por kështu thonin edhe të mëparshmet. E ne na mbetet të presim e të shpresojmë.

  • 1

    Radio