Sociale Më shumë

Sistemi i shpërndarjes: Rritet shpenzimi i energjisë

Prej tvteuta15:44, 5 Janar 2017

Sistemi i shpërndarjes së energjisë i ka ndërmarrë të gjitha masat për tu përgatitur për kushtet e dimrit nëpërmjet mirëmbajtjes së rregullt të rrjetit dhe gatishmëria është ngritur në nivelin më të lartë për tu përballuar me të ftohtit e paralajmëruar., thuhet nga ky institucion. Në të gjitha pjesët e këtij sistemi janë siguruar kushtet për furnizim të qëndrueshëm me energji, kurse në rast emergjence është përgatitur edhe skuadra shtesë e cila do të angazhohet në rast nevoje.

Për shkak të temperaturave të ulta shpenzimi i energjisë kohët e fundit është rritur dukshëm çka e ka rënduar edhe sistemin, por gjendja për momentin është stabile. Nga ky institucion thonë se edhe vendet e rajonit pë përballen me rritje të shpenzimit, çka i ka detyruar ato të importojnë energji nga sistemet e jashtëm.

  • 1

    Radio