Sistemi informativ shëndetësor, lehtësim për pacientët dhe mjekët

Prej tvteuta09:06, 28 Gusht 2019

Volumi i punës dhe aktiviteteve gjatë sezonit veror është rritur dukshëm edhe në  Zyren e Fondit të Shëndetësisë për Ulqin , tha për TV Teuta shefi i saj, Skender Elezagiq. Ky fond ka nisur me aplikimin e programit të sistemit informatik dhe laboratorik ,që është një lehtësim, si për pacientin, ashtu edhe për mjekët. Siç thotë Elezagiq , pacientët tani nuk kanë më nevojë të bëjnë vërtetimin e librezave shëndetësore, kurse në rezultatet e analizave laboratorike në të cilat nëpërmes rrjetit kompjuterik ka qasje mjeku i zgjedhur , do të ketë qasje edhe vetë pacienti nëse siguron më parë kodin personal nga mjeku i zgjedhur apo nga Fondi Shëndetësor. Pacientit tani i mundësohet që të caktojë vizitat tek mjeku i zgjedhur dhe specialisti pa humbur kohë në ambulancë kurse risi tjetër për ata që kanë nevojë për rehabilitm në Igallo, përbën përfshirja edhe e disa sëmundjeve tjera që më parë nuk janë ,mbështetur nga Fondi, tha Elezagiq.

  • 1

    Radio